VIDEOLAJM/Të gjithë meritojnë
një mëngjes Krishtlindjesh

VIDEOLAJM/Të gjithë meritojnë<br />një mëngjes Krishtlindjesh
SHBA - Dy të rinj kanë menduar të bëjnë një akt humanitar për të pastrehët ditën e Krishtlindjes.

Ata vendosën një bredh të Vitit të Ri pranë të pastrehëve që flinin në rrugë dhe parqe. Poshtë bredhit, vendosën edhe disa pako me dhurata, në të cilat kishte ushqime dhe veshje të ndryshme.

Kur të pastrehët u zgjuan nga gjumi dhe gjetën pakot, ata falenderuan Zotin për dhuratat. Gëzimi mes tyre ishte shumë i madh.

Ata nuk e kishin idenë që e gjithë kjo ishte organizuar falë dy të rinjve me dëshirën për të bërë mirë në këtë ditë feste. Në fund të fundit, në Krishtlindje të gjithë meritojnë dashuri dhe dhurata.

Por, pasi të gjithë merrnin pakot e tyre, djemtë ktheheshin përsëri dhe merrnin mbrapsht bredhin e Vitit të Ri.
 

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit