TIRANE - Një mesazh paqeje për Kuvendin e kthyer në “betejë” akuzash e fyerjesh mes ligjvënësve shqiptarë. Kështu mund të përkthehet gjesti i rreth 70 të rinjve amerikanë të cilët kënduan shqip në shkallët hyrëse të Parlamentit të Shqipërisë këtë të enjte.
A1Report mëson se të rinjtë janë studentë nga SHBA dhe vende te tjera, pjesë e Korit të Kolegjit të Masterit nga Kalifornia, ndërsa e nisën performancën e tyre para Kuvendit me himnin tonë kombëtar, por nuk mungoi edhe “Xhamadani vija-vija” e të tjera. Të rinjtë janë larguar më tej duke i hapur rrugë nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë.
Tradita e këtij kori ndiqet prej 55 vitesh, dhe në cdo vit studentët e këtij kolegji zgjedhin vende të ndryshme për turne. Këtë vit radha ishte e Shqipërisë. Udhëtimi i tyre drejt vendit tonë nisi të dielën ku nuk ngurruan të japin një performancë me himnin tonë kombëtar në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
Të rinjtë kanë qëndruar dy ditë në Korçë, të mërkurën ishin në Durrës, ndërsa pas këndimit në Tiranë, në mbrëmje do të jenë në qytetin e Lezhës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO