Të gjithë drejtuesit e makinave e njohin shprehjen e famshme: Në rrugë nuk duhet të kesh kujdes si t’i japësh makinës, por si të ruhesh nga tjetri.

Por një shofer i papërgjegjshëm këtë radhë ka përplasur një gazetar i cili raportonte drejtpërdrejtë për “Fox Sports”.

Gazetari meksikan ishte duke përcjellë live informacionet për ekranin e Fox Sports kur krejt papritur është përplasur nga një makinë.

Moderatori në studio është shqetësuar nga ajo që pa, teksa gazetari doli totalisht jashtë kuadratit të ekranit dhe u rrëzua përtokë.

Fatmirësisht gazetari nuk pësoi dëmtime të rënda. Ngjarja ndodhi përpara fillimit të ndeshjes America-Chivas.