VIDEOLAJM/ Te Politekniku dështon kontrolli, mund të futesh pa problem edhe nëse nuk ke vaksinë apo PCR

Te Universiteti Politeknik mund të futesh pa vaksinë dhe pas asnjë lloj kontrolli. Kjo jo për shkak se Politekniku ka marrë ndonjë vendim për t'ju bashkuar disa universiteteve të rretheve për të sfiduar urdhrin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu por sepse kontrolli dështon totalisht.

Gazetarja e Report Tv Doris Sallaku ka mundur të futet brenda ambienteve të Politeknikut dhe askush nuk i ka kërkuar asnjë dokument, certifikatë vaksinimi apo test PCR.

Sot ka nisur viti i ri akademik 2021-2022 dhe ka pasur tensione thuajse në të gjithë për shkak se është kërkuar certifikata e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ, për tu futur në auditore. 

Ky urdhër është thyer në Universitetet e Korçës, Durrësit dhe Elbasanit dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Trianë, ku janë futur studentët në auditore dhe sot thjesht po këshillohen. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë