Një 43-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi tentoi t’i jepte ryshfet punonjësve të policisë. Task Forca e Policisë Rrugore e Tiranës arrestoi në flagrancë Maksim Gegën, ndërsa mbi të rëndojnë  akuzat e “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Shërbimet e Task Forcës ishin duke kryer kontrolle në zonën e Unazës së Madhe në kryeqytet, kur kanë konstatuar se mjeti me targa TR 16 28 U, tip “Renault”, i drejtuar nga Maksim Gega shkeli semaforin e kuq.

Policia u vu në ndjekje të mjetit dhe e ka ndaluar atë pak metra larg kryqëzimit ku kreu shkeljen.

Punonjësit e Task  Forcës i kërkuan drejtuesit të mjetit dokumentet e makinës dhe lejen e drejtimit, por Gega i ka futur në xhep njërit prej policëve 500 lekë të reja, për të shmangur ndëshkimin administrativ. Ai u arrestua në flagrancë.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)