Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga testimi në rrugë i mjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, të cilat iu dorëzuan ushtrisë shqiptare.
Kreu i qeverisë bën të ditur se kompania Timak Defence, e cila synon të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajve, ka lidhur tashmë marrëveshje me 30 vende për eksportin mjeteve dhe prodhimeve të tjera ushtarake.
“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e prodhimit të parë ‘Made in Albania’ të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania Timak Defence e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Ushtria shqiptare mori dje në dorëzim 40 mjete të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”, ku është pronar dhe shteti shqiptar. Rama thotë se objektivi është që brenda vitit 2028 Forcat e Armatosura të kenë të gjitha mjetet dhe kapacitetet sipas standardeve të NATO-s.
-
Safari Car :)
Përgjigju -
Made in Albania jane vetëm ato grillat e hekurave në xhama…
Përgjigju -
Ore kush I han kto lloj prrallash made in albania pervec te gjatit
Përgjigju -
Ou Toyota land cruiser esht made in Albania? Hahahha lloj lloj k.rllikunfket skenderbeu ene te pakten jubgazetaret sduhet ta hani.nuk orodhojm ne timak thjesht I lyen e u shton zgar hekuri te dritaret
Përgjigju-
Lalke, edhe Tesla i merr pjese te ndryshme nga vende e kompani te ndryshme dhe i ve bashke duke nxjerr prodhimin e perfunduar, nuk i ben nga fillimi deri ne fund vete. Keshtu behen pak a shume te gjitha prodhimet, nuk jemi ne kohen e xhaxhit qe kishim uzinat e fabrikat qe i prishem me ndihmen e Saliut.
-











Komente
Komento