Redin Caushaj, 28-vjeç mbeti i plagosur një natë më parë (15 gusht), pasi u qëllua me thikë nga Thodhori Mërkuri. Efektivi, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit ndërhyri për të shuar një sherr që po ndodhte mes disa personave në fshatin PilurHimarë.

I riu mbeti i plagosur i rëndë dhe u dërguar për mjekim në spital. Kolegët e tij, efektivë policie dhuruan gjak për t’i ardhur në ndihmë 28-vjeçarit. Bëhet me dije se Redin Caushaj ka kaluar rrezikun për jetën, por ka marrë dëmtime të shumta.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Himarë, polici jashtë shërbimit ndërhyn të ndajë sherrin, goditet me thikë në qafë! Arrestohet autori (EMRI)