VLORË - Momente paniku në stadiumin e Orikumit në Vlorë.
Një përplasje e fortë mes dy futbollistëve ka sjellë momente paniku në ndeshjen e Kategorisë se Dytë mes Orikut dhe Shkumbinit që u zhvillua mesditën e sotme (e diel).
Një lojtar peqinas ka humbur ndjenjat në fushë ndërsa është dashur ndërhyrja e ambulancës por edhe lojtarëve të të dyja skuadrave. Për disa minuta ka pasur panik derisa lojtari ka reaguar ndërsa është dërguar drejt spitalit.
Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin videon nga vendi i ngjarjes.
Ndeshja u ndërpre për 40 minuta dhe rifilloi pas marrjes së informacionit se lojtari i dëmtuar është në gjendje stabël.
Komento