Një video me pamje tronditëse është postuar ditën e djeshme në YouTube, duke shkaktuar një sërë reagimesh negative. Dikush ka filmuar një fëmijë të vogël që qëndronte në këmbë në pjesën e jashtme të parvazit të dritares, nga një lartësi prej gjashtë a shtatë katesh.

Vogëlushi nuk duket aspak i frikësuar, ndërsa prindërit e tij nuk duken asgjëkundi në video, gjë që na bën të mendojmë që nuk e kishin idenë çfarë po bënte djali i tyre.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në qytetin Miass në Rusi, ndërsa fqinjët u terrorizuan nga skena që panë dhe siç raporton "RT", lajmëruan policinë, por djali i vogël ishte futur brenda në momentin që efektivët u shfaqën në vendngjarje.