Videolajm/ Vogëlushi 3-muajsh
i thotë 'të dua' babait të tij

Videolajm/ Vogëlushi 3-muajsh<br />i thotë 'të dua' babait të tij
Belbëzimi i fjalëve të para të vogëlushit/es së tyre, është mbase momenti më i veçantë për dy prindër. Ky moment merr edhe më shumë kuptim nëse fëmija thotë 'Të dua' në një gjuhë të kuptueshme.

Babai Ted Moskalenko nga Nju Xhersi, ka filmuar të voglin e tij 3 muajsh të quajtur Ben duke i thënë 'të dua' babait të tij. Videoja e postuar në You Tube ka kapur rreth 200,000 klikime, ndërsa Ted, që nuk e priste aspak një përgjigje nga djali i tij, është shokuar kur e ka dëgjuar të birin t'i 'kthejë dashurinë mbrapsht'.

Babai ka shkruar nën video se djali i tyre po rritet aq shpejt sa nuk mund ta ndjekin dot. Ky nuk është rasti i vetëm që një foshnje flet në moshë kaq të vogël.

Në mars, një vajzë 7-javëshe nga Londra, shprehu me zë dashurinë ndaj prindërve.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron