Videolajm/ Vuçiç nuk dëgjon dot 
për Kosovën, s'i jep dorën Ramës

Videolajm/ Vuçiç nuk dëgjon dot <br />për Kosovën, s'i jep dorën Ramës
BEOGRAD - Kryeministri Edi Rama e ka bërë për ujë të ftohtë homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës për shtyp. Kosova është bërë shkak për deklarata shumë të forta nga ana e dy kryeministrave, pas një takimi 50-minutësh kokë më kokë mes tyre.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Kosova është e pavarur dhe ky është një fakt. Por në këtë moment kryeministri Alaksandar Vucic, në shenjë demonstrative me një nënqeshje në fytyrë hoqi kufjen e përkthimit.
 
Vuçiç nuk mundi të përtypte dot deklaratën e homologut të tij shqiptar, se “Kosova e pavarur është një fakt”, duke e mbyllur konferencën para kohë e madje duke mos treguar respekt, teksa u largua i pari dhe pa i dhene as dorën Rames.  
 
Ndërkohë ndërsa kryeministri Rama foli për Kosovën Radio Televizioni i Serbisë ndaloi përkthimin.   

Debati Live mes kryeministrit Rama dhe Vucic per "Kosoven"

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia