VIDEO/Lojëra, të qeshura dhe argëtim, si po kalojnë kohën fëmijët afganë në Qytetin Studenti

TIRANË-Në vetëm 3 ditë në dy godinat në Qytetin Studenti janë strehuar 262 afganë që janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit për t'u shpëtuar talebanëve që tashmë morën pushtetin në Afganistan. Mes tyre ka me dhjetëra fëmijë që sot, me hapjen e dyerve të Shqipërisë për të pritur refugjatët afganë, gëzojnë një jetë të re, larg horroreve të luftës.

Edhe pse sapo janë akomoduar në godinën 11 dhe 12 të Qytetit Studenti, fëmijët janë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme, ku buzëqeshja mbizotëron në fytyrën e tyre.

Në një video brenda ambienteve ku ato po qëndrojnë, duket se  tensionet, krismat e armeve dhe tmerret e para me sy po harrohen dhe vendin e zënë të qeshurat dhe argëtimi.

Deri tani në vendin tonë janë strehuar 457 afganë, të cilët po qëndrojnë në dy hotele në Durrës dhe në godinat 11 dhe 12 në Qytetin Studenti.

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori