Kreu i PS kërkon votën për një mandat të dytë qeverisës për ta nxjerrë vendin në dritë siç thotë ai dhe për të larguar nga sistemi partitë e tepsisë, siç i quan ai partitë e vogla
Rama numëron gjithçka ka bërë për vendin në këto vite, ndërsa thekson se nuk ka asnjë ambicie për të mbërritur lart në karrierë.
"Unë prapë, nga Vlora sot, që në mbrëmje të ngrejmë dallgën e fundit kuqezi në detin që shpresoj të vërshojë nga kutitë e të dielës. Nuk më rrihet pa iu thënë dy fjalë të fundit, sidomos atyre që s'e kanë votuar asnjëherë PS-në për arsye të ndryshme, bindje të djathta, për besnikëri ndaj partive të tjera, për mosbesim ndaj politikës në tërësi, dua të më besoni që ky moment është më i madh se bindjet politike të secilit prej nesh.
Ky moment është më i rëndësishëm sesa çdo parti dhe sa të gjitha partitë bashkë. Ky moment ëhstë më i favorshëm se asnjëherë prej shumë kohësh për ta bërë politiëkën më të mirë dhe për t'u dhënë politikanëve të tepsisë së pushtetit nëj shuplakë shembullore. Ky është momenti i Shqipërisë. Dua që ta dini se po të ishte për mua personalisht, do më mjaftonin e mbase do më tepronin për çka kam arritur në karrierë, të gjitha këto vite betejash.
Nuk kam ndërmend të ngjitem më lart, nuk dua të kem asgjë më shumë për vete nga jeta politike. Nuk kam kuriozitetin më as kuriozitetin shumë njerëzor për të provuar ndjesinë e të qenit në postin më të lartë ekzekutiv të Shqipërisë. S'jam këtu për t'i plotësuar vetes ambicien e ngjitjes në majë, dëshirën e të jetuarit në majë apo nevojën e politikanit për pushtet mbi të tjerët. Kam bërë plot fushatë, kam lagur plot bluza e këmisha, kam zbardhur ccdo fije floku të mbetur në kokë dhe kam përshkuar mbi gjysmë milionë kilometra nëpër trupin e këtij vendi.
Dua ta provoj deri ne fund mundesine e fuqise sone per ta bere Shqiperine. Nëse të dielën e mundësojmë këtë mundësi fantastike, ia vlen.
Miq simpatizante, te partive te tjera, apo ju qe nuk e keni vendosur a do votoni a nuk do votoni, ju them duke ju pare ne sy eshte nje moment per ta vene vendin mbi partite.
Moment për t'u dhënë edhe partive, politikaneve, mesazhin se nuk e marrin dot me qyl voten tuaj, nese nuk jane gati per te bere ate qe ju duhet ju dhe atyre per vendin”- tha Rama.