VIDEO/Mure të plasaritura, pllaka të thyera e dysheme e çarë në dysh! Dëmet e tërmetit  4.5 Rihter në Bulqizë, banori: Ke frikë të rrish brenda

Tërmeti i 3 ditëve më parë 4.5 Rihter në Bulqizë ka shkaktuar dëme në disa banesa, ku Bashkia e Bulqizës ka ngritur një grup pune për inspektimin e tyre. Report Tv vajti në një prej banesat e dëmtuara, atë të Nazif Kolecit në fshatin Shtushaj të  të njësisë administrative Shupenzë të Bashkisë Bulqizë, ku gjurmët e tërmetit ishin të dukshme ngado që të hidhje sytë.

“Kur ra tërmeti i fortë e dridhi komplet shtëpisë dhe ja ca la, plasaritje brenda dhe jashtë. Shtëpia është bërë e pabanueshme, kemi frikë të qëndrojmë,”, tha Nazifi.

Ajo që shihet nga pamjet e shtëpisë janë mure të plasaritura, pllaka të thyer dhe dyshemeja e çarë në dysh, pasi tërmeti ka zhvendosur thuajse gjysmën e banesës.

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë në qarkun Dibër ndërkohë që është shoqëruar me pasgotitje. Emergjencat Civile njoftuan se bëhet fjalë për mbi 110 banesa kanë rezultuar të dëmtuara, ku 30-35 prej të cilave me dëmtime më serioze.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor