TIRANE- Kërkesa e Prokurorisë për riekspertimin e video-përgjimit Meta-Prifti, është rrëzuar pasditen e sotme nga Gjykata e Lartë.
Ndërkaq po sot trupa e gjyqtarëve vendosi që seanca e radhës të mbahet më 21 nëntor ku do të pyeten edhe 4 dëshmitarë lidhur me këtë video.
Përkuroria ka deklaruar se ekspertimi i videos nuk e ka arritur qëllimin dhe ekspertët nuk e kanë realizuar detyrën që ju është ngarkuar nga gjykata. Sipas përkurorisë mosdhënia e përgjigjes ndaj kërkesës së përkurorëve për auteticitetin e videos dhe nëse ka apo jo ndërhyrje në të, tegon se ekspertimi ka dështuar.
Fakti që ekspertët nuk ishin të pajisur me programet e nevojshme për ekspertimin e videos tregon përfundimet e arritura nga ekspertët janë të pasakta.
Sipas përkurorisë preteksi i ekspertëve se nevojitet video origjinale është vetëm një “lojë” që e vë në dyshim objektivitetin e ekpertizës.
Gjykata tërhiqet për vendim.
Seancën e kaluar teknicienët shqiptarë, Artur Rrahmani, Ardian Pollo dhe Ermal Beqir kërkuan kohë për tju përgjigjur pyetjeve të prokurorëve, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata e Lartë. Gjithashtu kjo gjykatë hodhi poshtë 10 nga 38 pyetjet që prokurorët kishin përgatitur për ekspertët duke i cilësuar si sugjestionuese.
Fillimisht për videon Meta Prifti u bë ekspertizë amerikane por më pas Gjykata e Lartë vendosi ekspertizën nga ekspertë shqiptarë. E ndërsa ekspertët amerikanë deklaruan se video është origjinale, ekspertët shqiptarë thanë se video nuk është origjinale.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com