Publikohen dhe pamjet e aksidentit të ndodhur mbrëmë në Selitë.
Një makinë private me targa të huaja që drejtohej nga një punonjës i policisë Rrugore të Elbasanit, Ardjan Disha, e goditi nga pas makinën e gardës që shoqëronte djalin e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas dëshmisë së shoferit polici, dyshohet se situata ka ardhur si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë, duke humbur kontrollin e automjetit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Makina e policit përplas automjetin e Gardës me djalin e gjyqtares Irena Gjoka! Automjeti me targa të huaja e goditi nga pas











