Makina e gardës që shoqëronte djalin e gjyqtares Irena Gjoka, është përfshirë në një aksident në zonën e Selitës në Tiranë, mbrëmjen e 22 dhjetorit 2023. Automjeti i gardës është goditur nga mbrapa teksa ishte në lëvizje, por fatmirësisht pa u lënduar asnjë person.

Një makinë private me targa të huaja që drejtohej nga një punonjës i policisë Rrugore të Elbasanit, Ardian Vishaj, e goditi nga pas. Sipas dëshmisë së shoferit polici, dyshohet se situata ka ardhur si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë, duke humbur kontrollin e automjetit.

Megjithatë për rastin ka nisur një hetim i plotë edhe për shkak të situatës dhe sulmeve të vazhdueshme ku gjendet gjyqtarja, e cila ka caktuar masat ndaj Sali Berishës në hetim për aferën “Partizani”. Për të zbardhur ngjarjen po shihen edhe kamerat e sigurisë, por nga hetimet e deritanishme gjithçka i lihet aksidentales.

Më 26 dhjetor Gjyqtarja Gjoka caktoi seancën për shqyrtimin e kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zëvendësuar masën e sigurisë 'nga detyrim me paraqitje' në 'arrest shtëpie' ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. 

Kërkesa erdhi pasi Kuvendi autorizoi një ditë më parë SPAK për arrestin e Sali Berishës, pasi refuzoi disa herë të zbatonte detyrimin me paraqitje para oficeres gjyqësore. 

Për shkak të detyrës, gjyqtares anti-korrupsion, Irena Gjoka, i është shtuar mbrojtja. Si drejtuese e gjykatës së Posaçme, Gjoka kishte pasur deri katër truproja, ndërkohë që ky numër i ishte shtuar në gjashtë që pas vendimit të datës 20 tetor 2023 kur firmosi masën e arrestit ‘detyrim me paraqitje’ dhe ndalim të udhëtimit jashtë për vetë Berishën si dhe masën e arrestit me burg për Jamabër Malltezin. Të dy akuzohen për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv  Partizani që pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe një fitim prej 5.4 milionë eurosh dhëndrit të ish kryeministrit Berisha. Malltezi akuzohet edhe për pastrim parash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:05
VIDEO/Përplaset makina e gardës me djalin e gjyqtares Gjoka, dalin pamjet pas aksidentit

 

Publikohen dhe pamjet e aksidentit të ndodhur mbrëmë në Selitë.

Një makinë private me targa të huaja që drejtohej nga një punonjës i policisë Rrugore të Elbasanit, Ardjan Disha, e goditi nga pas makinën e gardës që shoqëronte djalin e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas dëshmisë së shoferit polici, dyshohet se situata ka ardhur si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë, duke humbur kontrollin e automjetit.

Ora 10:08
Emri/ Kush është polici që përplasi makinën ku ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka

1700766332_finalprojekt.00083908.Still087.jpg

Ardjan Disha, është efektivi i Policisë Rrugore në Elbasan, që u përplas mbrëmjen e kaluar me makinën e Gardës në Selitë, që po shoqëronte makinën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka. Ndërsa shoferi i mjetit ku ndodhej djali i gjyqtares ishte Izidor Heta.