TIRANE - Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e skandalit në QSUT ku një minorene ngacmohet seksualisht në ambientet e urgjencës së QSUT-së nga bashkëmoshatarët e saj. Policia ka vënë në pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në Prill të vitit 2014, por u mësua vetëm pak ditë më parë kur videoja amatore me skena erotike u publikua në youtube e më pas qarkulloi në rrjetet sociale duke përfunduar në media. Sot policia ka vendosur në pranga dy 18 vjeçarë shokë të vajzës minorene me të cilën u abuzua teksa ishte në gjendje të pavetëdijshme në urgjencë.
Policia përmes një komunikate për mediat bën të ditur se të arrestuarit jane Albi Bocaj dhe Patrik Kacaj të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Dy të rinjtë kanë qenë në dijeni të ngjarjes por nuk kanë treguar.
Po kështu një ditë më parë u arrestua Evarist Pasha, i cili ka parë skenën e turshpshme dhe është bërë pjesë duke ndjekur batutat e të rinjve që abuzojnë me shoqen e tyre në urgjencën e QSUT-së. Evarist Pasha është sekser i një agjencie funeralesh dhe gjendej aty rastësisht, pra nuk kishte njohje të meparshme me adoleshentët. Pritet që të martën këta tre shtetas të dalin para gjykatës.
Po kështu gjatë ditës së sotme janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të dy 18 vjecarë, njëri prej tyre i identifikuar si D. Lamaj, Sipas burimeve nga policia Lamaj dhe 18-vjeçari tjetër që janë shpallur në kërkim dyshohet se kishin dijeni për ngjarjen.
Në muajin prill të vitit 2014, një grup të rinjsh nxënës të gjimnazit Petro Nini Luarasi në Tiranë kanë qenë në një lokal nate ku pas konsumimit me tepri të alkoolit kanë përfunduar në urgjencën e QSUT-së. 17 vjecarja XH.K. është shtruar në urgjencë ku ka qendruar për disa orë nën efektin e qetësuesve. Në një moment kur personeli mjekësor nuk gjendej në dhomë dy shokët e saj kanë abuzuar seksualisht me të. Njëri prej tyre e ka xhiruar në celular këtë moment duke thënë madje se ndodhemi në QSUT. Policia ka identifikuar tashmë dy personat që kanë abuzuar me vajzën e mitur duke zbuluar dhe prekur pjesët intime të saj dhe pritet venia ne pranga e tyre.
17-vjecarja e identifikuar nga policia dhe e pyetur për ngjarjen ka deklaruar se pasi i ka dalë pija në ambientet e urgjencës ka parë të rinjtë pranë krevatit por s’kujton se cfarë veprimesh kanë kryer me të.
Po ashtu e reja pasi është njohur me videon dhe ka deklaruar për policinë se bashkemoshatarët e saj duhet të dënohen sipas ligjeve për veprimet e turpshme. Përsa i përket 25 vjecarit Evarist Pasha personi i parë i arrestuar për ngjarjen, policia ka sqaruar se ai nuk kishte njohje me të rinjtë por ka rastisur në ambjentet e urgjencës, pasi prej kohësh ai punonte aty si sekser funeralesh.Evaristi ka pranuar përfshirjen e tij në video, duke dëshmuar për blutë e Tiranës se gjithcka është kryer në muajin prill kur të rinjtë janë paraqitur në urgjencë.

(Në foto: Dy nga të rinjtë që kanë arrestuarit nga policia për videoskandalin Petrik Kaca dhe Albi Bocaj)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO