Një javë pasi gjykata e Krimeve të Rënda e la në burg për akuzën e korrupsionit pas videoskandalit seksual, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili kërkon lirinë.
Ai ka depozituar një kërkesë në apelin e Krimeve të Rënda duke pretenduar se gjëndja e tij është e rënduar dhe s'ka kryer asnjë krim për tu mbajtur në qeli dhe për tu trajtuar si një kriminel.
Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet brënda 10 ditëve nga Apeli i krimeve të Rënda i cili do të administrojnë jo vetëm pretendimet e Xhelilit por dhe dëshminë e 20 vjeçares me iniciale A.A.
Vajzë e cila xhiroi Xhelilin në zyrën e bashkisë Dibër teksa i firmoste kontratën e punës dhe i kërkonte favore seksuale këtë të martë ka dëshmuar për hetuesit e krimeve të rënda në prani të nënës së saj.
Burime nga akuza thanë për Report TV se ajo i ka qëndruar dëshmisë së parë duke shpjeguar se vendosi ta filmojë pasi ndihej e fyer nga kërkesat e Shukri Xhelilit që në këmbim të punës pretendonte marrëdhënie seksuale.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO