Videot/ Berisha: Iliri trafikant femrash! Meta: Je kapobandë, fute në vëllavrasje Tropojën! Kryemadhi: Saliu psikopat, fashist dhe enverist

Zgjedhjet pjesshme lokale të 6 marsit 2022 do të jenë testi i parë elektoral për aleancën e dytë mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, dyshe e cila synon rrëzimin e Lulzim Bashës, kapjen e Partisë Demokratike dhe sfidimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ vjen pas një raporti 30-vjeçar mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, i karakterizuar nga akuzat nga më të përbindshmet ndaj njëri-tjetrit, nga urrejtja, arrestimi, shantazhi, kurthet politike, flirtet, bashkëpunimet për interesa të ndërsjella, aleancat, pabesia, spiunimet etj.

Report Tv sjell në vëmendje këtë video, kur Sali Berisha, në gusht të vitit 2001, akuzon Ilir Metën si përfaqësues i klanit më të rrezikshëm i trafikut të fëmijëve, vajzave të mitura, të drogës etj.

Në një video tjetër, e shtatorit të vitit 2000, Ilir Meta akuzon nga Shkodra Sali Berishën si kapobandën e Shqipërisë dhe si një njeri që ka futur në vëllavrasje Tropojën, vendlindjen e tij. Meta e etiketon gjithashtu Berishën si arkaik dhe rrugaç.

Në luftën e akuzave nga më të rëndat mes Berishës dhe Metës, është përfshirë edhe Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës. Në gusht të vitit 2000, Monika Kryemadhi e quante Sali Berishën fashist, enverist dhe psikopat. Nga ana tjetër, Berisha pretendonte se mbi Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin rëndojnë dy varrë pas Malit të Dajtit.

Sipas Berishës, Meta do ta mbyllte jetën e tij prapa hekurave. Sot, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi pretendojnë se janë opozita e vërtetë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gert: 13/02/2022 10:52

    ed rama per ilir meten, esht presidenti me i mire i te gjitha koherave, kshuqe keta jan te gjith njesol, llumi i shoqerise, duke filluar nga surreli

    Përgjigju
  • Bravo: 12/02/2022 22:27

    Dikush e vuri president pasi u vranë 4 vetë.

    Përgjigju
  • difre: 12/02/2022 21:36

    Cfar Bastardash qe te tre ne Gare se kush mund te ofendoje e te shaje me mire, por sot puthen e duhen me njeritjetrin e ndoshta nderrojne edhe Grate me njeritjetrin. Po cfar gjejne tani te perbashket keta Legena mbas gjithe ketyre Sharjeve, apo duan akoma te zhvasin Miliona nga ky Popull i vuajtur? Sikur te ishin te vertete ato qe thane para shume Vitesh per njeritjetrin si munden keta Zagare te jene akoma te lire e nuk kane perfunduar ne Burg. SPAK drejtoje Veshtrimin tend nga keta Harbute qe me Siguri ne Duart e tyre edhe sot ka Pisllik e Gjak. Une nuk jam Populli jam vetem nje Person, por jam i bindur se Populli do te gezohej pa Mase sikur ti shikonte keta dhe te gjithe Politikanet si keta me Pranga ne duar.

    Përgjigju
  • populli: 12/02/2022 19:58

    Dmth duhet ti bijkotojm dhe ti japim vendin e merituar ketyre mostrave qe e shkatrruan shqiperin

    Përgjigju
  • katunari: 12/02/2022 18:46

    kontent i krijuar per demtim zgjedhor. nano e ka mendjen tek pallatet dhe kullat, polli edi ramen dhe erion velin dhe bandat qe po i pin gjakun shqiptareve sot.

    Përgjigju
    • o katnar: 12/02/2022 18:57

      o katnar rroft sali berisha or ti, marrt nga ditet e tua or ti

  • O tej: 12/02/2022 18:26

    Njeri mut e tjetri kake te tre mender me then nje mut jane Mona Meta Berisha.

    Përgjigju
  • goni: 12/02/2022 18:13

    po carlon cfare thoshte per lulin dikur e mbani mend mo???

    Përgjigju
  • A...Zh: 12/02/2022 16:45

    Cfare thone per njeri-tjetrin, jane te verteta. Por nuk jane e verteta e plote, pasi kane ku e ku me shume bema!

    Përgjigju
  • Napoli: 12/02/2022 16:42

    Kan qen te pire sbajne mend ckan thene hajdutet e klasit PAR

    Përgjigju
    • Ulviu: 12/02/2022 20:41

      Na ka dale nje kenge e re pi.... e semes o lule ka plasur muti reke nga koridori ne hale.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë