Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Varosh të Ferizajit në Kosovë pasi familja kishte dalë për të ngrënë iftar.

Në shtëpinë e tyre kanë hyrë disa persona dhe kanë vjedhur 11 mijë euro dhe florinj që arrijnë në vlerën 3 mijë euro, raportojnë mediat në Kosovë.   

Për këtë çështje kanë nisur hetimet ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbetur gjurmët e autorëve që mund të sjellin identifikimin dhe kapjen e tyre.