Vidhen dhe sulmohen në Greqi! Dy këngëtarët shqiptarë shprehen të revoltuar, shikoni çfarë u ka ndodhur

Vidhen dhe sulmohen në Greqi! Dy këngëtarët shqiptarë shprehen të revoltuar, shikoni çfarë u ka ndodhur

Këngëtari i njohur Alban Ramosaj dhe Beatrix Ramosaj ditën e djeshme janë nisur së bashku në një udhëtim në Greqi. Ata kanë shpërndarë gjatë gjithë kohës momente nga udhëtimi, mirëpo kur kanë arritur në Selanik një gjë e papritur u ka ndodhur.

Në disa postime në ‘Instastory’, Albani dhe Beatrixi kanë zbuluar se disa persona kanë thyer xhamin e makinës së tyre dhe kanë marrë të gjitha gjërat me vlerë dhe pasaportat dhe dokumentat e tyre.

Në postimet e tyre ata kanë shprehur pakenaqësi për shërbimin e policisë.

“Hera e parë në Greqi dhe na thyen makinën dhe vodhën pasaportat tona, dokumentat e makinës dhe disa gjëra të tjera. Kemi lajmëruar policinë dhe askush nuk është shfaqur ende. Çfarë duhet të bëjmë? Është çmenduri.”, ka shkruar Beatrixi ndërsa po ashtu edhe Albani ka reaguar.

“Ok, para se të gjykoni që si mund të hedh një gjë të tillë në Instagram, është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Na vodhën pasaportat e disa dokumenta të tjera. Nuk kemi njeri në këtë qytet dhe policia ka mbi një orë e gjysmë që “është rrugës”. Thua të jetë ngaqë jemi shqiptarë? Thua ta keni bërë se kanë parë targat shqiptare? Apo e bëjnë shpesh këtë gjë këtu? Ç’mikpritje!” , ka përfunduar Albani.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 29/04/2019 12:35

    Dihet qe grekt janë hajduta me nam!

    Përgjigju
  • tata: 28/04/2019 14:19

    ah po cfare kengetaresh jeni juve qe iu duket vetja te famshem dhe realiteti ehste krejt ndryshe. cfare te besh? 1. Prit deri sa te vije policia 2. lidhu me ambasaden tende te qelbur dhe kerkoju dokumente per tu kthyer andej nga erdhe 3. mos e personalizo: hajduteve nuk u duhet cfare targa ka makina ... po cfare ka brenda. 4. aq me mire qe kishte targa te huaja (jo vendase) per hajdutet se perspektivat e hetimit jane te vaketa, se ti je per te ikur pas. 5. mesoju ta mbash pasaporten me vehte (ne xhep), 6. thone qe pasaporta amerikane ka peshe te rende: ti mbase nuk e kupton kete, por po te them konkluzion, mos u hap si vaji ne lakra kur udheton ne nje vend te huaj (dhe targat perkatese shqiptare jane magnet per keqberesit ... ata vjedhin dhe makina diplomatike nuk u behet vone) se realiteti eshte ... nje cike me i zi nga sa e mendon. PS. fotoja ilustruese shume artistike : fiks ato serialet me were-wolves and vampira qe nuk i sheh njeri po prape u ecen produksioni. muziken nuk ja u di po besoj te beni prokopi me te

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 29/04/2019 16:43

      Ke folur me vend Tata

    • Blanchet: 28/04/2019 18:46

      Nuk kam cfare te shtoj se i the te gjitha

  • Shipsa: 28/04/2019 13:03

    Shqiptaret ta Kan vjedh

    Përgjigju
    • Arberi: 28/04/2019 17:00

      U rrofsh ti Shqiptarëve o debil

  • Hristo: 28/04/2019 12:35

    Dikur kishte mikpritje, kur na konsideronin vellezer edhe kur gjysma e tyre fliste shqip. Tash eshte vone qe te ç'behen gjerat mor bilbil

    Përgjigju
    • Lika: 28/04/2019 13:12

      Shiko se mund te jete ndonje fans ne instagramin tuaj qe permes fotove tuaja kane ndjekur levizjet tuaja.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen