ELBASAN- Banesa e biznesmenit të përpunimit të drurit Lutfi Bici ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së dielës. Report Tv mëson se në banesën e Lutfi Bicit e cila ndodhet në lagjen Skëndërbej në Elbasan janë marrë rreth 2 milionë lekë të reja. Në banesë nuk ka pasur familjarë në momentin e ngjarjes.
Kjo është vjedhja e dytë e një banese brenda pak ditësh, pasi rreth dy javë më parë, u vodh edhe banesa e pronarit të autoshkollës, Shaqo Karafili, ku u mor pothuajse e njëjta vlerë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)