Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Athinës për të marrë pjesë në sesionet e Forumit Ekonomik të Delfit.
Në axhendën e samitit, parashikohet edhe një fjalim prej tij të mërkurën pasdite.
Njëkohësisht, është kërkuar një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili do të jetë i pranishëm në samit.
Që nga pasditja e së hënës, duket se është konfirmuar vetëm një takim i shkurtër midis dy udhëheqësve në Delfi. Megjithatë, sipas medias greke, po bëhen edhe përpjekje për të organizuar një takim më formal në zyrën e kryeministrit grek në Maximos Mansion.
Sipas aludimeve, bisedimet mund të përqendrohen te lënia pas e hatërmbetjeve për arrestimin e Fredi Belerit dhe marrëveshjen e detit, në një përpjekje për të gjetur një rrugë që mund të kënaqë të dyja palët.
Komente










