Vidhet filiali i Postës Shqiptare në Babrru, 2 të rinj jo më shumë se 20-vjeç të maskuar por pa armë grabisin 200.000 lekë! Largohen me biçikleta

Të maskuar, 2 persona kanë hyrë mëngjesin e sotëm në filialin e Postës Shqiptare në fshatin Babrru në Tiranë dhe kanë vjedhur 200.000 lekë

"Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre", njofton policia.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, bwn me dije se personat dyshohe të jenë e shumta deri në 20 vjeç. Kanë qenë duke qarkulluar me biçikleta, janë futur në filialin e postës duke u maskuar me xhupa dhe kapuç xhupi, shall dhe golf dhe kanë marrë shumën e parave. Janë larguar në drejtim të Alliasit.

Të rinjtë nuk kanë qenë të armatosur.Të dy kanë kërcënuar punonjësit për t'u dhënë lekët me pretendimin që kishin armë por sipas burimeve nga policia, pas këqyrjes së kamerave, janë konstatuar pa armë. Janë sekuestruar kamera në zonë dhe po kërkohen nga policia. 

1639564837_Screenshot2.jpg

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 15/12/2021 14:18

    Pun ska edhe keta do hajn, Vitiri po vjen nermal se krimi do rritet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën