PEQIN - Një televizion lokal ka rënë pre e një vjedhje në qytetin e Peqinit gjatë natës. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda ambienteve të 'Tv Klaudiana' në Peqin ku më pas kanë vjedhur kompjuterat, televizorët dhe mjete të tjera teknologjike brenda këtij televizioni.
Vjedhja është konstatuar nga një punonjës i televizionit, i cili ka shkuar në punë për të verifikuar defektin e shkaktuar në sinjalin e transmetimit, ku më pas ka vënë re edhe derën e thyer nga autorët.
Më pas ai ka njoftuar policinë të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë mbi zbardhjen e denoncimit të bërë nga administratori i 'Tv Klaudiana', Gazmend Vogli për këtë vjedhje. Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.