Vidhet laptopi i agjentit, informacione
për kullën "Trump" dhe Clinton

Vidhet laptopi i agjentit, informacione<br />për kullën "Trump" dhe Clinton
SHBA-Një laptop i Shërbimit Sekret të SHBA-së, është vjedhur nga makina e një agjenti në New York.
 
Shërbimet Sekrete kanë deklaruar se lapotopi ishte i koduar, por në të kishte detaje mbi planimetrinë e kullës "Trump" dhe informacione mbi një hetim penal mbi ish-kandidaten për presidente, Hillary Clinton, për përdorim të postës elektronike private për çështje shtetërore.
 
Mediat amerikane kanë bërë të ditur në laptop gjendeshin gjithashtu edhe disa informacione të rëndësishme për Papën Françeskun.
 
Ndërkohë një burim i "New York Daily News", brenda policisë  së New York, është shprehur se "në atë kompjuter duhet të jenë të dhëna shumë të rëndësishme, pasi ata po përpiqen si të çmendur për ta gjetur".
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan