Një loto sport është vjedhur ditën e djeshme nga disa persona të paidentifikuar në Tiranë, në rrugën “Dalip Topi”.
/Shqiptarja.com
Autorët kanë grabitur një sasi parash, por ende nuk dihet shuma e saktë e vjedhur.
Policia e Tiranës ka njoftuar se biznesi është në pronësi të 37 vjeçarit E.N., ndërsa po hetohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com









