Ka kaluar vetëm një muaj nga koha kur sinjalistika rrugore e Rrugës së Kombit u zëvendësua, por ato nuk janë më përgjatë këtij aksi rrugor. Fenonemi i vjedhjes së sinjalistikës rishfaqet në Rrugën e Kombit, në aksin që përfshin Qarku i Lezhës.
 
Tre ditët e fundit rezulton se në segmentin nga Rrësheni në Tunelin e Kalimashit pjesë që përshkon Qarkun e Lezhës, mungojnë 40 tabela sinjalizuese dhe janë dëmtuar elementët fosforeshent për orientimin e drejtueseve të automjeteve.
 
Situata është vlerësuar tepër shqetësuese nga firma kontraktuese që ka përgjegjësinë për të mirëmbajtur këtë segment. Eduard Bardhoci, përgjegjësi i mirëmbajtjes së rrugës shpreh këtë shqetësim, por shton se denoncimet nga ana e tyre është bërë disa herë, por policia nuk ka mundur të identifikoje dhe ndalojë asnjë person.
 
Ndërsa aksidentet dhe jetët e humbura në Rrugën e Kombit janë të shpeshta. Shkak i këtyre aksidenteve janë hyrjet dhe daljet e paligjshme në autostradë. Rruga e Kombit është një nga segmentet rrugore me standarde të larta qarkullimi, por tashmë ajo nuk ka asnjë ndryshim me rrugët e tjera nacionale të vendit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)