Vidhnin banesa luksoze në disa qytete të Portugalisë, arrestohen 2 shqiptarë! Njëri në kërkim, grabiti makinën e policisë bashkë me armë

Vidhnin banesa luksoze në disa qytete të Portugalisë, arrestohen 2 shqiptarë! Njëri në kërkim, grabiti makinën e policisë bashkë me armë

Makinat e sekuestruara nga autoritet policore nga banda shqiptare

Një bandë shqiptare në Portugali, që kryente vjedhje në banesat luksoze në disa qytete do të dalë para gjykatës të premten. Njëri prej anëtarëve të bandës, Desard Marku vodhi madje një makinë të Policisë portugeze, bashkë me armë dhe më pas u arratis.

Siç raporton “JN”, dy nga tre anëtarët e bandës u arrestuan, në Vila Nova de Cerveira, natën e 24 shkurtit të këtij viti, në një operacion nga autoritet portugeze, ndërsa i treti vodhi një nga makinat e policisë, me automatik dhe pushkë gjahu, duke ikur në Galicia.

Dy të anëtarët e tjerë të bandës krimianale, Edi Gjonaj dhe Artur Zisko janë të dy në paraburgim. Ata do të gjykohen për vjedhje të rëndë dhe falsifikim dokumentesh të kryer në bashkëpunim.

Hetimet e përbashkëta të Guardia Civil dhe “GNR”, nëpërmjet një Urdhri Hetim Evropian, në Spanjë dhe Portugali, bënë të mundur çmontimin e bandës, të cilës Ministria Publike i atribuon vjedhjen e sendeve me vlerë mbi gjysmë milioni euro, në Braga. Famalicão dhe Esposende, midis fundit të 2021 dhe fillimit të 2022.  

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën