Vidhnin banesa në Peqin, arrestohet dy hajdutët ‘serial’! Nën hetim edhe dy të tjerë që i ndihmuan (EMRAT)

 Vidhnin banesa në Peqin, arrestohet dy hajdutët ‘serial’! Nën hetim edhe dy të tjerë që i ndihmuan (EMRAT)

Sende të vjedhura

Dy persona janë arrestuar nga policia si autorë të  vjedhjes së disa banesave në Peqin. Policia thotë se në pranga kanë rënë 38-vjeçari Artur Ciku 38 vjec dhe 48-vjeçari Idajet Sulkja, pasi dyshohet se kanë kryer të paktën 8 vjedhje në disa banesa në fshatrat e Peqinit përgjatë dy viteve.

38-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Nën hetim janë vënë dy të tjerë, një 49-vjeçar, i cili me mjetin e tij ka transportuar sendet e vjedhura dhe një 65-vjeçare që kishte dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira autorëve një ambient që grumbullonin sendet e vjedhura.

Në kërkim është shpallur edhe një 33-vjeçar, ii cili dyshohet se ka përdorur automjetin e tij për mundësimin e vjedhjeve. 

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 4 televizorë, 5 kondicionerë, 6 biçikleta, orendi shtëpiake, pajisje të ndryshme elektronike dhe elektrike, bizhuteri, fishekë luftarak dhe 1 automjet i përdorur nga autorët për mundësimin e vjedhjeve.

"Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Revealed” pas një hetimi disamujor me metoda proaktive.

Zbardhen 8 vjedhje në banesa, të ndodhura përgjatë 2 viteve, sekuestrohen pajisje elektrike, elektronike, sende të ndryshme shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, orendi shtëpiake, bizhuteri  dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 autorë, njëri prej tyre i dënuar më parë për vjedhje.

Procedohen penalisht 2 shtetas, një 49-vjeçar, i cili me mjetin e tij ka transportuar sendet e vjedhura dhe një 65-vjeçare që kishte dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira autorëve një ambient që grumbullonin sendet e vjedhura.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori tjetër, që ka përdorur automjetin e tij në mundësimin e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë,  pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Revealed". 

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. C., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtin krim dhe I. S., 48 vjeç, banues në Durrës, të cilët dyshohen si autorë të 8 vjedhjeve në banesa të pa banuara (ku pronarët jetojnë jashtë shteti), përgjatë 2 viteve, në disa fshatra të Peqinit. 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- A. Q., 49 vjeç, banues në fshatin Mjekës, i cili është proceduar penalisht  pasi dyshohet se me automjetin e tij ka bashkëpunuar në transportimin e sendeve të vjedhura;
- K. B., 65 vjeçe, që dyshohet se ka pasur dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira një ambient autorëve që ata e përdornin për grumbullimin e sendeve të vjedhura.

Më tej, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori tjetër i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, shtetasi B. H., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka përdorur automjetin e tij për mundësimin e vjedhjeve. Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 4 televizorë, 5 kondicionerë, 6 biçikleta, orendi shtëpiake, pajisje të ndryshme elektronike dhe elektrike, bizhuteri, fishekë luftarak dhe 1 automjet i përdorur nga autorët për mundësimin e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Alban Daci: Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!