Dy të rinj, përkatësisht Paulin Tusha, 24 vjeç dhe Lion Gjoka, 23 vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë autor të 4 vjedhjeve. Sipas policisë, dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin në banesa dhe biznese në zonën e Vorës.
Dy të rinjtë banues në Vorë, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve, konkretisht:
Më datë 07.11.2021, në rrugën “Kryengritja”, Kodër Vorë, në banesën e shtetasit M. Gj., dyshohet se kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte 5000 euro dhe 200.000 lekë të rinj;
Më datë 07.11.2021, në rrugën “Kryengritja”, Kodër Vorë, në banesën e shtetases F. Gj., dyshohet se kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte 600 euro;
Më datë 18.09.2021, në Kodër Vorë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në një firmë mobiliesh;
Më datë 29.09.2021, në Fshatin Muçaj, Vorë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një firmë kondicionerësh;
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 automjet, 2 pajisje DVR, 1700 euro dhe 2 aparate celular.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Komente










