Ka rënë në prangat e policisë edhe autori i katërt i disa vjedhjeve të banesave në qytetin e Shëngjinit. Në bashkëpunimin me komisariatin e policisë së Mirditës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Pjerin Lala, i cili së bashku me tre persona të tjerë kanë vjedhur 8 banesa të pushuesve në Shëngjin.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.