ELBASAN - Policia e Elbasanit ka prangosur dje tre persona, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur karburantë. Tre të arrestuarit ishin duke vjedhur karburantin e automjeteve të firmës greke që ndërton autostradën Tiranë- Elbasan. Sipas policisë së Elbasanit tre të arrestuarit ishin nga Bërzhita e Tiranës.
Prej disa kohësh kompania greke është duke ndërtuar autostradën Tiranë-Elbasan, kishte shprehur shqetësimin për vjedhjet masive që po u bëhej karburantit të automjeteve të saj nga persona të ndryshëm, duke i shkaktuar asaj një dëm të madh ekonomik. Pas denoncimit, policia ka filluar hetimet duke arritur të dokumentojë vjedhjen e kryer në bashkëpunim nga tre shtetas nga fshati Bërzhitë i Tiranës.
Po sipasë policisë së Elbasanit, pasi është dokumentuar me prova të shumta vjedhja e tyre, uniformat blu kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Gëzim Koka 21 vjeç, Hamza Tarja 20 vjeç dhe Sajmir Pali 20 vjeç. Këta tre shtetas dyshohet se vetëm gjatë dy ditëve të fundit kanë vjedhur në automjetet e firmës greke rreth një mijë litra karburant të cilin më pas e shisnin me një çmim më të lirë në tregun e zi.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com