Pas një hetimi një javor, katër persona të cilët vidhnin makina në Maqedoninë e Veriut për t’i shitur për pjesë këmbimi në Shqipëri janë arrestuar në Pogradec.
Në pranga kanë rënë Aleksandër Rira 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Librazhd; Adem Ademi, 44 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni e Veriut; Luis Durbaku 19 vjeç dhe Marjo Hidri., 23 vjeç, banues në fshatin Radokal, Pogradec.
Katër të arrestuarit dyshohet se më datë 22 korrik 2023, kanë trafikuar nga Maqedonia e Veriut, një automjet tip “Benz”, drejtuesi i të cilit Aleksandër Rira, sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga forcat e Policisë, ka tentuar të largohet dhe ka braktisur automjetin në afërsi të fshatit Radokal, Pogradec.
Ndërsa nga veprimet hetimore të kryera rezulton se të katërt personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi vidhnin mjete motorike në Maqedoninë e Veriut, i dislokonin ato në zonën e Strugës dhe më pas nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj, i kalonin në territorin shqiptar dhe i çmontonin në qytetet e Elbasanit ose Tiranës, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi.
Vijojnë hetimet për të kryer dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11272
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të largohej me makinën që sapo kishte vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër
17 Shkurt, 14:26
-
Shijak/ Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, në pranga 29-vjeçari
17 Shkurt, 14:14
-
Tiranë/ Thyente xhamat e makinave dhe vidhte paratë e sende personale, arrestohet 29-vjeçari (VIDEO)
17 Shkurt, 13:55
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Vidhnin automjete, skafe, banesa e tabakino në Tiranë e Durrës, arrestohen 4 'skifterët', një në kërkim (VIDEO)
16 Shkurt, 10:14
-
Nën akuzë për vjedhje e marrëdhënie seksuale me të mitur, në pranga 38-vjeçari në Lezhë
16 Shkurt, 09:32
-
Pogradec/ Kërcënuan dhe dhunuan policin jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezërit
14 Shkurt, 15:37
-
Itali/ Drejtimi i kamionit në gjendje të dehur zbulon mallrat e vjedhura, 45-vjeçari shqiptar dënohet me 2,5 vite burg dhe gjobë
14 Shkurt, 15:21
-
Shkodër/ Vjedhja e mbi 100 mijë eurove në shtëpinë e ish-mjekes, policia shpall në kërkim 2 autorët! Ja çfarë u gjetën në banesat e tyre (VIDEO+EMRAT)
14 Shkurt, 13:21
-
Vlorë/ Plaçkitën lokalin dhe turistin amerikan, arrestohen 2 persona të dyshuar! Kamerat e sigurisë i tradhtuan (VIDEO)
14 Shkurt, 09:40
-
Durrës/ Autor i 4 vjedhjeve, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)
11 Shkurt, 14:13
-
Sarandë/ Arrestohen 2 hajdutët ‘serial’ të motorëve, në kërkim një 19-vjeçar
11 Shkurt, 10:37