Dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje makinash dhe trafik droge janë arrestuar nga policia në Mat dhe në Bulqizë. Në Mat është arrestuar Gentjan Ahmetsulaj 39 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Ahmetsulaj dyshohet së në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar para 2 javësh, funksiononin si grup duke vjedhur makina në Tiranë dhe më pas i dërgonin në Burrel.
Në vijim të hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë se Komisariatit Mat, dy automjete tip 'Benz', të cilat dyshohet se janë vjedhur në Tiranë. Ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Ndërsa në Bulqizë është arrestuar Jurgen Balliu 23 vjeç. Ai ishte në kërkim, pasi ishte dënuar Nga Gjykata e Apelit Tiranë me 3 vjet dhe 4 muaj burg për trafik kanabisi. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për hetime të mëtejshme.
Komente








