TIRANË- Dy persona të cilët vidhnin rroba në qendra tregtare, dyqane apo tregje të shumicës dhe më pas i shisnin në Shkodër janë arrestuar ditën e sotme. Bëhet fjalë për personat me iniciale F.,T., dhe F.,GJ., të cilët u arrestuan pasi kishin kryer vjedhjen e fundit në një qendër tregtare në kryeqytet. Forcat e Komisariatit Nr.2 u njoftuan për vjedhjen dhe pas analizimit të pamjeve filmike arritën në një kohë shumë të shpejtë të arrestojnë dy hajdutët.
Policia gjithashtu i sekuestroi edhe rrobat të cilët sapo kishin vjedhur. Më pas ata i shisnin më pas rrobat e vjedhura në dyqanin e F.T., në Shkodër. Pikërisht ky person ka qenë i dënuar për vjedhje ndërsa bashkëpuntori i tij F.GJ., ishte banuese në Kamëz. Të dy hajdutët vidhnin dyqane rrobash jo vetëm në qendra tregtare por dhe në tregje shumice apo dyqane të thjeshta.