TIRANË- Janë zbardhur 9 raste vjedhjesh të banesave në kryeqytet përgjatë vititnga 2 persona, të cilët përdornin çelësa të klonuar për të hapur dyert e blinduara ku hynin brenda shtëpive ku më pas merrnin paratë e sendet me vlerë që ndodheshin . Si rezultat është arrestuar një 34-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori  i tij, Arsen Qose, 39-vjeç. Janë sekuestruar 2 aparate celulare dhe çelësat që 2 autorët i përdornin gjatë vjedhjes.

34-vjeçari me iniciale V.K. i cili është banues në Durrës, ai  u kap nga efektivët e policisë teksa po tentonte të kryente një tjetër vjedhje, kësaj radhe në një apartament në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet. I riu u arrit të vihej në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tij nga Tirana, 39-vjçari Qose është në  kërkim nga policia dhe po vijon puna për kapjen e tij. Mësohet se njeri prej autorëve, 34-vjeçari ka qenë dhe më parë i dënuar për vjedhje.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ai, në bashkëpunim me Arsen Qosen gjatë këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 9 apartamente, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

- Më datë 04.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. M.;

- Më datë 20.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. C.;

- Më datë 15.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;

- Më datë 06.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. D.;

- Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Z.;

- Më datë 05.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit A. B.;

- Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. N.;

- Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit B. M.;

- Më datë 30.12.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. Gj.