Vidhte biçikleta dhe monopatina në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Vidhte biçikleta dhe monopatina në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 51-vjeçar pasi dyshohet si autor i 6 vjedhjeve në Tiranë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasi N. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Z., 43 vjeç dhe I. L., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi N. Z., gjatë 2 muajve të fundit, ka kryer 6 vjedhje të biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa shtetasit K. Z. dhe I. L. dyshohet se duke patur dijeni për veprimtarinë kriminale të 51-vjeçarit, blinin mjetet e vjedhura.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura. 

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi N. Z. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025