Vidhte kabujt elektrikë duke lënë në errësirë rrugët e Durrësit, në pranga 34-vjeçari! Iu gjetën qindra metra kabuj

Një 34-vjeçar në Durrës është arrestuar pasi vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të qytetit, duke lënë rrugët në errësirë.

Janë banorët dhe pushuesit ata që janë ankuar në bashkinë e qytetit për 34-vjeçarin E.R. që vidhte kabujt e furnizimit me energji elektrike.

Pas kësaj, policia ka arrestuar E.R. dhe ka sekuestruar 350 metra kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve të Durrësit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie