Një 65-vjeçar nga qyteti i Durrësit është vënë në pranga mesditën e kësaj të enjteje pasi akuzohet se vidhte naftë në firmën që ai punonte si roje dhe e shiste atë me çmim më të lartë në një gomisteri, pronar i së cilës ishte 45 vjeçari Indrit Tafa. 

Në kuadër të operacionit të koduar "Roja" Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor, kanë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 

• një sasi e konsiderueshme lënde djegëse(naftë)

• një automjet tip Golf me targa DR 9286 C, në pronësi të shtetasit Indrit Tafa;

•2 telefona celularë dhe para. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën" dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)