TIRANË- Mariselda Çela, 24-vjeç është arrestuar nga policia pasi akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
Policia bën me dije se ajo ishte shpallur në kërkim pasi ka mashtruar persona të ndryshëm duke iu premtuar kalimin e mallrave pa kontroll doganor duke marrë ryshfet prej tyre. Operacioni u zhvuillua nga seksioni i hetimit ekonomik dhe Financiar në drejtorinë vendore në Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, e reja kishte 'vjelë' një shumë të konsiderueshme parash nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe mashtrimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.