LIBRAZHD- Arrestohet në flagrancë një person, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve. Një ditë më parë Report Tv publikoi pamjet filmike të siguruara nga vetë banorët, të cilët bënë vetë rolin e dedektivit, duke vendosur kamera survejimi dhe duke e identifikuar personin. Ndërkohë policia sot njoftoi se kanë bërë arrestimin në flagrancë të personit të shpallur në kërkim:

Lavdim Alliu, 21 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnje

Mësohet se 21-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë ditën e djeshme si autor i dyshuar për vjedhje dhe po në mbrëmjen e djeshme është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi ishte futur në banesën e L.B., 43 vjec, banues në lagjen e “Çakos”, Përrenjas, ku kishte vjedhur një aparat celular. Pas hetimit të kryer dyshohet se ky person ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Librazhdit.

Njoftimi i policisë: 

-Librazhd
Arrestohet në flagrancë një shtetas, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale sendi i vjedhur. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve , si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë në qyteti e Librazhdit, Specilalisët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit.

• Lavdim Alliu, 21 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnje.

Ky shtetas pas konsultës me Prokurorin, u proçedua penalisht në gjendje të lirë më datën 03.07.2018 si autor i dyshuar për vjedhje dhe në mbrëmjen e po kësaj date është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ishte futur në banesën e shtetasit L.B., 43 vjec, banues në lagjen e “Çakos”, Prrenjas, ku kishte vjedhur një aparat celular. 

Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe disa vjedhje të tjera dhe konkretisht:

• Në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases Xh.D., 40 vjeçe , ku ka marrë një telefon celular

• Në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka vjedhur në banesën shtetases Rr.Q., 56 vjeçe, ku i kanë marrë një shumë rreth 22.500 lekësh.

• Po në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka tentuar për të vjedhur në banesën e shtetasit F. M., 41 vjeç .  Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i ka kryer ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vjedhje”, të parashikuar nga nenin 134/1 të Kodit Penal.