Arrestohet 27 vjeçari, Kolë Prroni, banues në qytetin e Shkodrës. Me datë 01.10.2017 në lagjen “Vasil Shanto” i ka vjedhur me forcë nga qafa një varëse floriri shtetases me iniciale L. P.

Më datë 21.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të provave ligjore u arrestua 27 vjeçarin. Gjithashtu dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur me datë 16.10.2017 në lagjen “Vojo Kushi” ku i ka vjedhur me dhunë nga qafa një varëse floriri edhe shtetases D. P.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com