Futbollisti francez Patrick Vieira ka rindezur debatet me skuadrën e Manchester United. Pasi kritikoj trajnerin Ferguson për rikthimin e Paul Scholes nga lamtumira në këtë sport, Vieira ka akuzuar rivalin lokal United me një tjetër arsyetim.

”Kur ata luajnë në shtëpi marrin disa përparësi nga gjyqtarët të cila skuadrat tjera nuk mund ti kenë. Mendoj që skuadra e City ka qenë më e mirë prej fillimit dhe kemi luajtur futbollin më të mirë. Unë besoj se klubi do të marrë Premier league këtë edicion” deklaroi Vieira.

Ish mesfushori i City ka përmendur dhe një penallti në ndeshjen që United e fitoj ndaj Fulhamit, si të dyshimtë, penallti e cila sipas tij po të akordohej do të ndikonte që epërsia mes United dhe City të ishte tani vetëm 1 pikë dallim e jo 3 sic është aktualisht.