Vietnam, 40 vjet pas luftës fëmijët
vuajnë ende pasojat e armëve kimike

VIETNAM - Një set fotografish të bëra publike së fundmi nga Daily Mail, tregojnë pamje prekëse të fëmijëve në Vietnam, të cilët edhe pas 40 vitesh, vuajnë nga efektet e armës kimike “Agent Orange” të përdorur nga amerikanët gjatë luftës.
 
Pamjet janë shkrepur në jetimoret në Saigon, të cilat kujdesen për fëmijët me pasoja shëndetësore të pasluftës.
 
Megjithatë, edhe pse lufta mori fund në vitin 1971, fëmijët në këto jetimore vuajnë pasojat e efektit të shkaktuar nga një armë kimike e përdorur nga forcat amerikane, duke spërkatur me të pemët dhe bimësinë e këtij vendi.
 
Arsyeja pse këto fëmijë ndodhen në jetimore është se familjet e tyre nuk mund të përballojë barrën e një fëmije me aftësi të kufizuara duke i braktisur.
 
Francis Wade, një gazetar i pavarur në Bangkok, shpjegon për Daily Mail se këta fëmijë janë të braktisur nga familjet e tyre pasi është një barrë e rëndë për ta.
 
"Kjo është diccka e trishtuar për të gjithë. Arsyeja pse këta fëmijë qëndrojnë në jetimore, është se shumë familje në Vietnam, veçanërisht në zonat rurale të cilat u spërkatën me ‘Agent Orange’ janë shumë të varfër për të mbajtur barrën e një fëmije me aftësi të kufizuara, dhe kështu i braktisin. Pra, familjet që jetojnë në këto zona kanë një problem të dyfishtë, nga njëra anë ka shumë mundësi që pasardhësit e tyre të lindin me aftësi të kufizuara , dhe nga ana tjetër nuk kanë kushtet e duhura që të kujdesen për ta.” shprehet Wade.

femijet vietnam
(Në foto: Pamje të një fëmije në jetimore në Vietnam i cili vuan nga pasojat e armës kimike "Agent Orange") 

"Agent Orange" është kombinimi i emrave të kodit për herbicidin 'Orange' dhe 'Agjenti LNX', një nga herbicidet e përdorur nga ushtria amerikane si pjesë e programit të saj të luftës kimike, gjatë Luftës së Vietnamit 1961-1971.
 
Gjatë luftës, forcat amerikane spërkatënm me lëndë kimike me rreth 20 millionë litra zona të Vietnamit si Laosi dhe pjesë të Kamboxhias në një përpjekje për të privuar luftëtarët guerilë të fshihen duke shkatërruar bimët dhe pemët ku ata mund të gjenin strehim.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua