Vihen në kontroll zjarret në Athinë! Qeveria jep 4.7 milionë euro për zonat e prekura

Vihen në kontroll zjarret në Athinë! Qeveria jep 4.7 milionë euro për zonat e prekura

Zjarr në Greqi

Pas situatës së vështirë të zjarreve në Athinë që nga 11 gushti raportohet se zjarret në disa prej zonave janë vendosur nën kontroll.

Ditën e sotme Gjatë një takimi me Mbrojtjen Civile kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se do të fillojnë ndihmat e para për të gjithë qytetarët dhe bizneset e prekura, ndërsa qeveria miratoi vendimin për dhënien e ndihmës me vlerë prej 4.7 milionë euro për restuarimin e zonës.

Që prej 11 gushtit dy rajone pranë Athinës, konkretisht Varnava dhe Megara kanë qenë në luftë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë një grua humbi jetën në periferi të Athinës, pasi u bllokua në punishten ku punonte nga flakët. Trupi i saj u gjet në tualet ndërsa po tentonte t’i shpëtonte flakëve.

Ajo që zjarret kanë lënë pas është dramatike, në Pentelis, në Dionisos, Halandri, Vrilissia si dhe në Maratonë. Mijëra banorë u evakuuan ndërsa përllogariten rreth 100 mijë hektarë të kthyera në hi. Të paktën 65 persona janë shtruar në spital për shkak të asfiksimit nga tymi.

Autoritetet greke janë në alarm të kuq për të tjera zjarre në më shumë se gjysmën e vendit të paktën deri të enjten pasi temperaturat parashikohen të arrijnë mbi 40 gradë. Kryeministri Mistotakis pas mbledhjes së jashtëzakonshme u shpreh se situata bëhet çdo vit e më e vështirë për tu përballuar.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës