Një 50-vjeçar është vënë nën hetim në Bulqizë pasi u kap në flagrancë teksa gërryente me ekskavator, shtratin e përroit të fshatit Gjoricë.
Policia bën me dije se në bashkëpunim me IMT Bulqizë, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ekskavatori dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve.
Procedimi në gjendje të lirë i 50-vjeçarit të identifikuar me inicialet Sh.B., banues në Tiranë, vjen në kuadër të një plani masash të marra nga policia për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Po ashtu, blutë bëjnë me dije se materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.












Komente
Komento