Është vënë nën kontroll zjarri në fshatit Trevllazër të Vlorës. Rreth mesnatës flakët u shuan, ndërkohë që nga zjarri u dogjën shkurre dhe disa ullishte. Tashmë probleme për forcat zjarrfikëse mbesin tentativat për të djegur plehrat e qytetit.

Zjarri dyshohet se ishte i qëllimshëm, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorëve.  Bimësia e dendur dhe era fvorizuan përhapjen e flakëve.