TIRANE - Policia Rrugore ka nisur zbatimin dhe ashpërsimin e zbatimit të masave ndëshkuese për kalimtarët të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Por po ashtu edhe masat ndëshkuese me gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë apo nuk iu japin përparësi këmbësorëve në vijat e bardha. Por në shumë raste vetë këmbësorët se mund të ndëshkohen nëse nuk respektojnë semaforin, kalimin në vizat e bardha, apo në mbikalimet e caktuara. 

Shumë prej kalimtarëve pranojnë se edhe vetë i shkelin rregullat e qarkullimit, duke kaluar semaforin me të kuqe, apo duke mos kaluar në vizat e bardha.

Zyrtarë të Policisë Rrugore pohuan për Report Tv ashpërsimi i zbatimit të masave të policisë rrugore duke vendosur gjoba nga 500- 2 mijë lekë të reja. Kjo pasi gjatë vitit të kaluar rreth 30 për qind e aksidenteve me pasoja të rënda janë shkaktuar nga këmbësorët.
 
Po kështu gjatë vitit të kaluar janë vendosur 1 mijë masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë këmbësorët në vijat e bardha.
 
Kodi Rrugor, po ashtu parashikon ndëshkimin edhe për ata drejtues që mbajnë fëmijët në ndenjësen e parë, apo ata që i mbajnë fëmijët pa ndenjëse. /Report Tv/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)